Pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për mungesën e veprimeve konkrete në krijimin e shumicës parlamentare.

Ai ka thënբ se Kurti ka vendosur t’i harxhoj edhe 30 ditë nga afati i Kushtetueses.

“Nëse Kurti i bën 61 veta të zgjedhë kryetarin. Nëse nuk i bën ai na harxhon 30 ditë, na mban peng. Po shihet se ai ka vendos me i harxhu këto 30 ditë pa e krijuar shumicën”, ka deklaruar Haradinaj për media.