Haradinaj: Kurtit i kërkoj ta rishikojë edhe vendimin për targat duhet të jetë në harmoni të plotë me Amerikën dhe BE-në
Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ku vendimi për targat nuk është shtyrë por është modifikuar, ku ka thënë se një vendimi i tillë mund të këtë pasoja për Kosovën pasi është i pakoordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Haradinaj-t, kryeministri i Kosovës duhet […]





Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ku vendimi për targat nuk është shtyrë por është modifikuar, ku ka thënë se një vendimi i tillë mund të këtë pasoja për Kosovën pasi është i pakoordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Haradinaj-t, kryeministri i Kosovës duhet që t’i përfillë këshillat e vendeve mike.
“Kryeministri duhet t’i analizojë mirë hapat e tij dhe në këtë fazë jetike për vendin duhet të jetë në harmoni të plotë me Amerikën dhe BE-në. Andaj, i kërkoj ta rishikojë edhe vendimin për targat”, ka shkruar në Facebook Haradinaj.
“Është e papranueshme kur ne u kërkojmë demokracive më të fuqishme të Botës të na ndihmojnë t’i japim fund mosmarrëveshjeve shekullore me Serbinë, dhe pikërisht kur ato janë në kulmin e angazhimit, kryeministri ynë vepron krye në veti e pa koordinim me partnerët strategjik”.
“Nuk mund t’u kërkosh vendeve mike ndihmë e të mos i përfillësh këshillat e tyre, aq më tepër kur ato, jo vetëm se të kanë marrë nën mbrojtje, por falë edhe angazhimit të tyre, Kosova sot është e lirë dhe e pavarur. Kjo është në kundërshtim edhe me traditën shqiptare”, ka theksuar ai.
Sipas tij, i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti duhet që jetë në harmoni të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian dhe t’i analizojë mirë vendimet e tij në këtë kohë jetike për shtetin e Kosovës sepse “vendimi i fundit i Kryeministrit për targat, i pa harmonizuar dhe i pa konsultuar me aleatët perëndimorë, posaçërisht me SHBA”.
Ai ka bërë thirrje që të mos merren vendime “shkurtpamës e që mund të kenë edhe me pasoja për vendin”.




















