Haradinaj – Kurtit: Kryetarët në veri të japin dorëheqje, ndale procedurën e rrëzimit me peticion
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ta ndërprejë procedurën e “rrëzimit” të kryetarëve në komunat veriore përmes peticionit. Sipas tij, mënyra më e mirë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme komunale në katër komunat veriore të Kosovës, është dorëheqja e kryetarëve aktualë. […]
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ta ndërprejë procedurën e “rrëzimit” të kryetarëve në komunat veriore përmes peticionit.
Sipas tij, mënyra më e mirë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme komunale në katër komunat veriore të Kosovës, është dorëheqja e kryetarëve aktualë.
“Albin, ndërpreje procedurën e rrëzimit të kryetarëve në komunat veriore me peticion. Vazhdo me një strategji të re, me dorëheqjen e kryetarëve. Ashtu do të binden edhe aleatët se je për zgjidhje, e jo për kriza të reja në veri të vendit”, tha ai.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka filluar procedurat ligjore për t’i larguar kryetarët aktualë të komunave veriore. Sipas ekzekutivit, mënyra më e mirë për të shkuar në zgjedhje është përmes peticionit dhe jo kërkimi i dorëheqjeve.















