Haradinaj – Kurtit: Mos e fyej Policinë e Kosovës, plotësoja kushtet

Të mos e fyejë Policinë e Kosovës dhe t'ua plotësojë kushtet atyre, kjo është "kërkesa" e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, ndaj kryeministrit Albin Kurti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka thënë kryeministrit të vendit, Albin Kurti që “të mos e fyejë” Policinë e Kosovës dhe që t’ua plotësojë kushtet.

Haradinaj ka thënë se Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë.

Kreu i AAK-së ka thënë se Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) që kryeministri, sipas tij, po i fyen, më 24 shtator kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit ka mposhtur “me turp” terroristët e sponsorizuar nga Serbia.

“Për dallim nga ti Kryeministër, që dikur i ishe dorëzuar regjimit serb gjatë luftës, pa rezistencë, pjesëtarët e Njësisë Speciale që ti sot i fyen, më 24 shtator nuk u dorëzuan, por luftuan duke i mposhtur me turp terroristët e sponzorizuar nga Serbia”, ka shkruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika