Haradinaj – Kurtit: Spiun i Serbisë, tradhtar që e lë ushtrinë pa bukë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e jashtëzakonshëm në Kuvendin e Kosovës, e ka quajtur sërish kryeministrin Albin Kurti spiun të Serbisë. Haradinja ka theksuar se është tradhtar ai njeri i cili sipas tij, e lë ushtrinë e Kosovës pa bukë. Sipas tij, kryeministri Kurti nuk punon në interes të vendit, dhe po dobëson […]
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e jashtëzakonshëm në Kuvendin e Kosovës, e ka quajtur sërish kryeministrin Albin Kurti spiun të Serbisë.
Haradinja ka theksuar se është tradhtar ai njeri i cili sipas tij, e lë ushtrinë e Kosovës pa bukë.
Sipas tij, kryeministri Kurti nuk punon në interes të vendit, dhe po dobëson shtyllat jetike të sigurisë.
“Angazhimi i tij ditor i tëri është mashtrim, ai nuk punon në interes të këtij vendi, në vazhdimisht pa ndalë vazhdon ta dobësojë vendin që udhëheqë, duke i dobësuar shtyllat jetike shtyllat e sigurisë. Ai godet pamëshirshëm Policinë e vendit, AKI-në, ushtrinë në mënyrat më të ulëta të mundshme dhe vazhdon me i godit. Po, është spiun i Serbisë, është tradhtar ai njeri që e lë ushtrinë e vet pa bukë, pse e bën këtë, pse po i ndodh këtij pse s’i ndodhi dikujt tjetër gjatë gjithë ekzistencës tonë që 20 vjet..I ka lënë pa transport, pa veshmbathje, pa gjithçka tjetër, mbërriti me lënë edhe pa bukë”, ka deklaruar Haradinaj.















