Haradinaj: Largimi nga këshillat amerikane do ishte gabim i kushtueshëm për Kosovën

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se largimi nga këshillat që vijnë nga ShBA-ja për do ishte gabim i kushtueshëm për Kosovën

“…Gjatë këtij procesi, për të ndihmuar Kosovën, kam paralajmëruar institucionet e vendit për pengesat e rreziqet që mund të na dalin gjatë rrugës, nisur nga përvoja ime e gjatë në proceset politike. Andaj, largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, e institucionet nuk e kanë fuqinë e duhur ta mbajnë gjendjen nën kontroll, është gabim i cili nuk falet e që mund t’i kushtojë Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Haradniaj tha se rolin kryesor në marrëveshjen finale me Serbinë e ka ShBA-ja.

“…Duke folur rreth marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë, bëra të qartë rolin madhor që e kanë aleatët tanë strategjik të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook duke bërë të ditur se çfarë ka bashkëbiseduar me qytetarët e komunës së Vitisë.

Temë tjetër që Hradinaj bisedoi me qytetarët “ishte ajo e ekonomisë, për shkak të krizës së thellë që e ka kapluar vendin. Një kryeministër normal, në këtë kohë do të fuste në punë të gjitha kapacitetet e vendit: mendjen e njerëzve, resurset financiare, pasuritë natyrore, investimet kapitale, e gjithsesi, rritjen e pagave për të gjithë”.

Sipas Haradinajt, përballë Serbisë Kosovës du duhet uniteti i brendshëm politik.

“Përball Serbisë, ne na duhet unitet i brendshëm politik, që marrëveshja e cila na i hap dyert e NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare të përmbyllet sa më parë. Atëherë do të kemi mundësinë të fokusohemi në sanimin e gjendjes dhe shpëtimin nga kolapsi i përgjithshëm ekonomik”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika