Haradinaj: Masakra e Dubravës shpërfaqi qartë mendësinë gjenocidale të Serbisë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrën e Dubravës në 24-vjetorin e saj dhe ka theksuar mendësinë gjenocidale të Serbisë. Ai po ashtu vuri në dukje mungesën e drejtësisë dhe përgjegjësinë për krimet e kryera. Haradinaj shprehu se liria e Kosovës është rezultat i sakrificave të mëdha

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar masakrën e Dubravës në 24-vjetorin e kësaj ngjarjeje të rëndë për popullin e Kosovës.

Haradinaj tha se kjo ngjarje e shpërfaqi qartë mendësinë gjenocidale të Serbisë.

“Masakra e Dubravës shpërfaqi qartë mendësinë gjenocidale të shtetit serb, ku si synim kryesor kishte zhdukjen e qenies shqiptare përmes spastrimit etnik, masakrave kudo në Kosovë e dëbimin me dhunë të më shumë se të gjysmës së popullatës nga trojet e tyre”, tha ai.

I pari i AAK-së theksoi se ky krim është mjaft mirë i dokumentuar, por megjithatë askush nuk është dënuar.

May be an image of text

“Edhe pse këto masakra janë mirë të dokumentuara, ende askush nuk është përballur me drejtësinë. Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera e ne nuk duhet të ndalemi në betejën tonë për zbardhjen e të vërtetës”, ka thënë ai.

Tutje, Haradinaj tha se liria që e ka sot Kosova është rezultat “i një çmimi shumë të lartë”.

“Sakrifica e të rënëve mbetet motivim për angazhim të gjithanshëm për ta dashur atdheun e për ta zhvilluar shtetin ashtu siç ëndërruan ata”, tha ai.

Shija e redaktorit

Panairi i 23-të i Librit: Triumfi i fjalëve të shkruara

Me moton 'Libri triumfon', më 6 qershor pritet të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve...

“Dance the Night” e Dua Lipës zgjidhet si kënga e...

Kënga “Dance the Night” e këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka kryesuar sondazhin e ri muzikor të kësaj jave. Fansat e muzikës votuan...

Policia heton incidentet në veri të Kosovës

Protestat janë duke vazhduar në tri komunat e veriut të vendit - Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Policia e Kosovës ka njoftuar se situata...

Të fundit nga rubrika