Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka porositur ”të gjithë” që të punojnë së bashku për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Haradinaj këtë e ka thënë teksa në New York ka takuar figura të komunitetit shqiptaro-amerikan.

“Vizita ime në New York po shënohet me takime të rëndësishme me komunitetin shqiptaro-amerikan, komunitet i cili vazhdimisht e mbështet Kosovën dhe është një urë e fortë mes vendit tonë dhe Amerikës”.

Ai tutje ka shtuar se ”Pata kënaqësinë të takoj shumë bashkatdhetarë, përfshirë miqtë e mi të vjetër Rrustem Gecaj dhe Harry Bajraktari, të cilët kanë qenë shtyllë e fortë e kauzës sonë kombëtare në ShBA. Këta bashkëatdhetarë, së bashku me shumë të tjerë, kanë investuar në Kosovë, duke hapur vende pune dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, ka shkruar Haradinaj në " title="">Facebook.

Ish kryeministri më tej ka theksuar se është mirënjohës për të gjithë vëllezërit shqiptari-amerikan.

”Jam thellësisht mirënjohës për Rrustemin, djalin e tij Avdiun, Harryn dhe të gjithë vëllezërit tanë shqiptaro-amerikanë që vazhdojnë të jenë zëri ynë i fuqishëm në botë” duke porositur që ”të punojmë së bashku, që Kosova të anëtarësohet në NATO”, ka shkruar Haradinaj.