Haradinaj: Në Kuvendin e Kosovës fituan fëmijët e UDB-ës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është treguar i ashpër ndaj partisë në pushtet, pas miratimit në parim të projektligjit për pagën minimale

Kryetari i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës, përkatësisht kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca, për të cilët tha se edhe Rrahman Morina do t’ia kishte lakmi.

Këto komente Haradinaj i bëri pasi Kuvendi e miratoi në parim projektligjin për pagën minimale, në të cilin nuk janë të përfshirë kategoria e veteranëve të luftës së UÇK-së.

“Sot është një ditë e çuditshme në Kosovë, jam i bindur se edhe Rrahman Morina do t’ia kishte marrë lakmi Glauk Konjufcës dhe Albin Kurtit. Sot e kemi parë një fitore të fëmijëve të udbashve, të përkrahur nga Lista Serbe. Të votohet një ligj të cilin e përjashtojnë një kategori të luftës, UVK-në. Sot jemi dëshmitarë që në parlament është rikthyer Rrahman Morina, UDBA, shpreh mospajtimin tim, do ta vazhdojë këtë mospajtim me të gjithë”, ka thënë Haradinaj.

Pas kësaj konferenceje të shkurtër, Haradinaj nuk pranoi asnjë pyetje nga gazetarët. Ai theksoi se ditëve në vijim do ta kundërshtojë fuqishëm miratimin e projektligjit për pagën minimale.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika