Haradinaj në Lybeniq: Barbaria e shtetit fashist serb s’kurseu askënd që i doli para

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, në 25-vjetorin e masakrës së Lybeniqit, ka thënë se barbaria e shtetit serb fashist nuk kurseu askënd që i doli para, ndërsa thekson se asnjëherë nuk do t'i harrojmë ata që sakrifikuan jetën për lirinë e atdheut

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Lybeniq të Pejës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrën e Lybeniqit në 25- vjetorin e saj, teksa ka theksuar se kujtimi i kësaj tragjedie mbetet i gjallë dhe i ndjeshëm për popullin e Kosovës.

Haradinaj ka potencuar se barbaria e shtetit fashist serb nuk reshti për të kryer këtë akt të zi, duke shkaktuar dhimbje të pashembullt në komunitetin lokal.

“Lybeniqi u masakrua edhe më 25 maj 1998, e java e parë e prillit 1999 ishte e kobshme për këtë fshat e zonën përreth, që u bënë cak të represionit të tmerrshëm e të paparë. Armiku ekzekutoi mbi njëqind shqiptarë të paarmatosur, nga fshatrat Lybeniq, Buçan, Rashiq, Loxhë, Kosuriq e Prilep”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“A vritet njeriu, vetëm se e ëndërron lirinë e Atdheut të tij?” – ka pyetur Haradinaj, teksa ka shtuar se këtë e bëri pa mëshirë barbaria e shtetit fashist serb, që nuk kurseu askënd që i doli para, gra, fëmijë e pleq.

Ai ka theksuar se “asnjëherë nuk do t’i harrojmë njerëzit tanë, që me jetët e tyre i’u bënë mburojë kësaj toke”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika