Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me zhvillimet rreth vazhdimit të seancës së 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në një deklaratë të dhënë para fillimit të seancës, Haradinaj ka theksuar se nëse procesi vazhdon me të njëjtën qasje dhe nuk ka ndryshim në propozimet për kryetare të Kuvendit, kontributi i tij dhe i partisë së tij do të jetë i pavlefshëm.

“Nëse është vetëm përsëritje, kontributi im do të jetë i pavlefshëm”, ka thënë Haradinaj.

Ai njoftuar se do të dërgojë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese për zhvillimet e fundit në Kuvend, të cilat ai i ka cilësuar si të kundërligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Haradinaj shtoi se mënyra e votimit për komisionin, moshedhja në votim e kandidaturës së Albulena Haxhiut si kryeparlamentare dhe menaxhimi i seancave parlamentare përbëjnë shkelje të rregullave të Kuvendit dhe të vetë Kushtetutës.