Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar që para mbajtjes së seancës së Kuvendit të arrihet një marrëveshje për kandidaturën për kryetar, duke paralajmëruar se një vazhdim i seancës me të njëjtin format si më parë, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, do të ishte i pakuptimtë.

Haradinaj ka theksuar se AAK është e gatshme të japë votat e saj për të zgjidhur çështjen dhe për të ndihmuar në konstituimin e Kuvendit.

“Është mirë të gjejmë zgjidhje para seancës, nëse vazhdojmë hyjmë në ciklin e pafund. Situata është e lidhur se a dojnë me vazhdu sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nëse dakordohemi për kandidaturën, ne sot votojmë, 6 vota të Aleancës sot e kryejnë punën. Rreziku më i madh sot që shiheni një situatë, seanca është thirrur për sot pas vendimit të gjykatës, imagjinoni me hy në seancë me të vjetrën. E kuptoj lojën me ftesa, shkresa dhe takime dhe me tregu që je i mirë në popull, por si do të veprohet në këtë seancë, nëse vazhdon njëjtë seanca edhe pas vendimit të gjykatës, kot e ka ftuar takimin nesër”, ka thënë Haradinaj.