Haradinaj nga protesta me mesazh për ndërkombëtarët: Na keni tradhtuar, ktheni besimin

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë thirrje për bashkim të deputetëve dhe qytetarëve, në protestën e sotme kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Haradinaj tha se deputetët e Kuvendit duhet të bashkohen dhe të veprojnë me përgjegjësinë e tyre lidhur me situatën pas aktgjykimit.

“UÇK, pra, se tjetër nuk ka. Dy gjëra i kam. E para, ju 100 deputetë që jeni atje, secili me përgjegjësinë e vet, ju thërrasim për bashkim”, ka thënë Haradinaj.

Ai iu drejtua edhe komunitetit ndërkombëtar, duke thënë se Kosova u kishte besuar shteteve që e kishin ndihmuar gjatë luftës së UÇK-së, ndërsa tani, sipas tij, ky besim është cenuar.

“Ndërsa për ndërkombëtarët që iu besuam, sepse na ndihmuan në luftën e UÇK-së, dhe bashkë e fituam, ata u ndanë pa viktima sepse ne i kishim në tokë. Ata u mburrën, ne e morëm lirinë, por tani u themi, na keni tradhtuar dhe ktheni besimin”, ka deklaruar ai.

Haradinaj tha se kërkesa e protestuesve është drejtësia dhe zbardhja e krimeve, duke theksuar se, sipas tij, çështja nuk duhet të keqpërdoret.

“Prandaj, këtu ju thërras, ne kërkojmë vetëm drejtësi dhe zbulim të krimeve patjetër, sepse shumë të tjerë po tentojnë ta keqpërdorin. Kosova ka ngritur institucione, ka njerëz profesionistë që drejtësinë e çojnë në vend”, tha Haradinaj.

Ai iu drejtua sërish ndërkombëtarëve, duke kundërshtuar, siç tha, përpjekjet për ta paraqitur çështjen vetëm si raste individuale.

“Ndërkombëtarë, nuk mund të na mashtroni se janë raste individuale…. Nga sot e tutje, të gjithë UÇK”, përfundoi Haradinaj.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika