Haradinaj nga SHBA: Amerika atdheu i mijëra shqiptarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë vizitë në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Haradinaj ka vizituar edhe shoqatën ”Vatra”, ku ka bashkëbiseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj është shprehur se “Amerika nuk është vetëm aleati ynë kryesor strategjik. Ajo është atdhe për mijëra e mijëra shqiptarë, që në rrethana të ndryshme u larguan nga vendi, e tanimë kanë jetën e tyre në Shtetet e Bashkuara.”

Ai ka thënë së ka pasur kënaqësinë për vizitën që ka bërë, e gjithashtu ka ritheksuar edhe nevojen e përkrahjes së tyre për një Kosovë të sigurtë.

“Ishte fat historik për shqiptarët, që edhe pse bijtë e tyre kaluan Atlantikun, asnjëherë nuk u shkëputën nga trungu, asnjëherë nuk e harruan Atdheun. Zoti i bekoftë shqiptarët, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” ka shkruar Haradinaj.

Në vizit zyrtare në SHBA po qëndron edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku të shtunën e shtatë majit është takuar me drejtuesit e MCC-së.

Kurti në SHBA nis negociatat me MCC-në për projektin energjetik

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika