Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka nisur mëngjesin e sotëm në shoqërinë e nënës së tij, Rukë Haradinaj, me një mesazh urimi dhe mirënjohjeje për Policinë e Kosovës dhe të gjithë ata që janë sot në shërbim të atdheut.

Përmes një postimi publik, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e kontributit të policisë dhe të të gjitha strukturave që punojnë për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të vendit.

“Me nanën Rukë e nisëm ditën me urim për Policinë e Kosovës. Uroj nga zemra familjet e dëshmorëve dhe martirëve, ushtarët tanë, personelin shëndetësor, dhe të gjithë ata që janë sot në detyrë, në shërbim të vendit,” ka shkruar Haradinaj.