Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se organizimi i zgjedhjeve të reja nuk duhet të jetë zgjidhja e parë në situatën aktuale politike.

Në një deklarim për media, Haradinaj tha se AAK është e gatshme për çdo skenar, por kërkoi që më parë të shterohen të gjitha mundësitë për krijimin e institucioneve të reja.

“Është me rëndësi që koha është e shkurtër, masa është për dy javë. Na jep shpresë se pas 2 jave do të ketë zhvillime të reja, vendim të ri të gjykatës, me një masë finale. Kjo është e mira e kësaj. Sikurse e dimë për dy ditë kryhet afati. Nëse, hipotetike, i bjen që nëse nuk ka pas efekt, 30-ditëshi. Kemi ardhur me shpresë çdoherë. Është situatë e rëndë me Deharin, është nervozë, ajo frikë që po ndodh naj tragjedi nëse dikush e thotë një fjalë. Panik e tillë nuk e kuptoj. Ne nuk mendojmë që duhet të favorizohen zgjedhjet pa i shteruar mundësitë me kriju institucione”, ka thënë Haradinaj.