Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesërm që do t’i kryej punët e Kosovës

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova ka kaluar një periudhë të vështirë gjatë pesë viteve të fundit të qeverisjes, të cilën e ka cilësuar si të dëmshme për interesat shtetërore dhe për marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë.

Duke folur në Debat Plus, Haradinaj ka thënë se gjatë kësaj periudhe Kosova ka pësuar humbje të mëdha politike dhe strategjike.

“Ne e kemi kaluar një periudhë të vështirë gjithë si Kosovë. 5 vite të një qeverisje që i ka shkaktuar Kosovës humbje, vështirësi e sfida deri te humbja e partneritetit me aleatët tonë. Si sanksionet nga BE, ndërprerja e Dialogut Strategjik me SHBA. Ju e dini unë kam kryer detyrën time të opozitarit atëherë, tash nuk flas si opozitar. Sot flas si ai që do të vijë në përgjegjësi nesër. Dhe cilat punë do t’i kryej. Unë s’bëj më opozitë më VV-në se u vërtetua se kanë humbur një pjesë të besimit…

Tani unë flas si qeveritar i nesërm, si dikush që duhet ti kryej punët e Kosovës… Nëse do të kisha nderin pr të udhëhequr këtë qeveri, betohem se do t’i kryej punët e Kosovës ashtu si dikur. Që i kam kryer do punë të vështira, si rasti i pavarësimit energjetik të Kosovës, rasti i Trepçës dhe ushtria. Pra janë disa punë të vështira për Kosovën përpara, synoj t’i kryej. Gjuhë imë është e atij që do të qeverisë nesër, nuk është më opozitare…”, ka thënë Haradinaj.

 

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika