Haradinaj nuk pranon të takohet me Abazoviqin, shkak qëndrimet e tij për demarkacionin

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk ka pranuar ta takojë kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviqin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, nuk ka pranuar ta takojë kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviqin.

Dukagjini merr vesh se Haradinaj ka refuzuar takimin me të, për shkak të qëndrimeve të tij, e me theks atë për demarkacionin.

Gjatë kësaj të shtune, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi Dritan Abazoviq.

Takimi në mes të Osmanit dhe Abazoviqit u zhvillua në Presidencë.

Ndërsa, të premten e 14 prillit, kryeministri në detyrë i Malit të Zi u takua edhe me kreun e ekzekutivit, kryeministrin Albin Kurti si dhe me liderët e opozitës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë takimit me Abazoviqin, ka nënshkruar marrëveshjen për Shërbime Ajrore ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika