Haradinaj: Objektivi ynë strategjik mbetet anëtarësimi në NATO

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj theksoi se 14 dhjetori i vitit 2018 ishte një moment historik për vendin – dita kur Kosova krijoi Ushtrinë e saj, e gatshme për t’u rreshtuar në krah të ushtrive të paqes dhe lirisë, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se gjashtë vjet pas, Ushtria e Kosovës ka dëshmuar se është një forcë e përkushtuar dhe profesionale të shërbejë edhe përtej kufijve tonë, e gatshme për të kontribuuar për paqe e siguri kudo në botë.

“Kosovë, urime 6-vjetorin e Ushtrisë! 14 dhjetori i vitit 2018 ishte një moment historik për vendin – dita kur Kosova krijoi Ushtrinë e saj, e gatshme për t’u rreshtuar në krah të ushtrive të paqes dhe lirisë, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

Sot, gjashtë vjet pas, Ushtria e Kosovës ka dëshmuar se është një forcë e përkushtuar dhe profesionale të shërbejë edhe përtej kufijve tonë, e gatshme për të kontribuuar për paqe e siguri kudo në botë. Objektivi ynë strategjik afatshkurtër mbetet anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional, dhe këtë rrugë do ta ndjekim me përkushtim dhe partneritet të ngushtë me aleatët tanë strategjikë. Në këtë përvjetor po e rikthej në vëmendjen tuaj, një fjalë time nga zemra, ditën kur u formua Ushtria.

Mirënjohje e përjetshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për Sekretarin James Mattis!”, shkruan Haradinaj.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika