Haradinaj: Opozita ta mbështesë mocionin kundër Kurtit, është rruga e vetme për zgjedhje

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, ka kërkuar mbështetje nga partitë opozitare në Kosovë për një mocion për rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti nga pushteti. Ai e vlerëson këtë mocion si rrugën e vetme për të shkuar në zgjedhje, duke e konsideruar të pamundur që Kurti ta dorëzojë me vullnet mandatin e tij

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga partitë opozitare në Kosovë, që ta mbështesin mocionin e propozuar nga partia e tij për rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti nga pushteti.

Ky mocion, sipas Haradinajt, është rruga e vetme për të shkuar në zgjedhje, derisa tha se është e pamundshme që Kurti ta dorëzojë me vullnet mandatin e tij.

“Pyetja ime është, si shkohet në zgjedhje, ose si gjendet rruga e tretë për të dalë nga kjo gjendje? A ta presim kryeministrin që ta dorëzojë me vullnet mandatin e tij, gjë e cila duket e pamundshme, apo të presim të ndodhë ndonjë mrekulli vetvetiu? Prandaj, partitë tjera opozitare, nëse janë të sinqerta në qëndrimin e tyre se kjo qeveri duhet ndalur me çdo kusht, sepse po e shkatërron vendin, atëherë duhet ta kuptojnë se mocioni i propozuar prej nesh, është rruga e vetme, rrjedhimisht edhe ta mbështesin”, tha ai.

Haradinaj tha se është shtuar numri i njerëzve që besojnë se Qeveria Kurti është “një fatkeqësi për Kosovën”.

“Një shumicë kritike pajtohet se është e nevojshme që sa më parë të dilet nga kjo gjendje. Njëra parti kërkon zgjedhje për të ndalur këtë të keqe që po i bëhet vendit, ndërsa partia tjetër është në kërkim të një rruge të re, po ashtu për të dalë nga kjo gjendje”, tha ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika