Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka përmendur projektet infrastrukturore që do të realizohen në rast se ai bëhet kryeministër.
Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se pa infrastrukturë rrugore, nuk ka zhvillim.
“Ja kemi borxh Kosovës, ta bëjmë model në rajon.”
Këto janë projektet që i ka përmendur Haradinaj:
1. Autostrada e Dukagjinit: Prizren – Rahovec – Gjakovë – Junik – Deçan – Pejë – Istog – Mitrovicë
2. Finalizimi i autostradës: Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë
3. Finalizimi i rrugës Klinë – Gjakovë
4. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Vushtrri – Mitrovicë
5. Finalizimi i autostradës Prishtinë – Pejë
6. Fillimi i rrugës Prizren – Tetovë
7. Finalizimi i rrugës Deçan – Plavë
8. Unaza e jashtme e Prishtinës
9. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Podujevë
10. Aksi ndërlidhës i autostradave në Duhël”, ka shkruar Haradinaj.