Haradinaj paralajmëron protesta pas audio-incizimeve të Kusarit me Simiq
Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar protesta pas publikimit të audio-incizimeve nga gazeta Nacionale, ku dëgjohen Mimoza Kusari dhe Slavko Simiq duke diskutuar për shumë gjëra. Në pjesën e parë të audio-incizimeve, dëgjohet Simiq duke thënë se Kusari ka folur disa herë me kriminelin Milan Radojçiq. Këtë gjë e ka pranuar vetë Kusari, e […]
Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar protesta pas publikimit të audio-incizimeve nga gazeta Nacionale, ku dëgjohen Mimoza Kusari dhe Slavko Simiq duke diskutuar për shumë gjëra.
Në pjesën e parë të audio-incizimeve, dëgjohet Simiq duke thënë se Kusari ka folur disa herë me kriminelin Milan Radojçiq. Këtë gjë e ka pranuar vetë Kusari, e cila ka thënë se me të ka folur vetëm tre minuta.
Në publikimin e sotëm të audio-incizimeve, dëgjohet Kusari duke folur me Simiqin për çështjen e veteranëve dhe duke u ankuar te ai se si listat janë fryer.
Po ashtu, ajo e quan idiot Uran Ismailin e PDK-së, teksa flet edhe për Abelard Tahirin, për të cilin, thotë se mban orë me vlerë 30 mijë euro.
Pas këtyre audio-incizimeve, edhe veteranët e UÇK-së kanë paralajmëruar masa kundër Qeverisë.















