Daut Haradinaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kritikuar ashpër zhvillimet e orëve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke paralajmëruar për përshkallëzim të situatës.
Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se protesta është e pashmangshme për shkak të, sipas tij, shkeljeve të rënda kushtetuese që po ndodhin.
“Protesta duhet të jetë e pashmangshme, pasi kjo që po ndodh në Kuvend është shkatërrim i rendit kushtetues që u ndërtua me mund e sakrificë shekullore”, ka shkruar Haradinaj.