Haradinaj pas dënimeve në Hagë: Vendimi është i papranueshëm dhe i padrejtë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar të papranueshëm dhe të padrejtë vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim.

Haradinaj ka deklaruar se vendimi nuk është në emrin e tij dhe as në emër të popullit të Kosovës.

“Jo në emrin tim”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se beteja për drejtësi duhet të vazhdojë në shkallën e dytë, duke e cilësuar luftën e UÇK-së si luftë çlirimtare.

“Vendimi i sotëm për udhëheqësit e UÇK-së ‘në emër të popullit të Kosovës’ është i papranueshëm. Është i padrejtë. UÇK-ja bëri luftë të drejtë çlirimtare. Beteja për drejtësi duhet të vazhdojë. Kjo betejë duhet të fitohet në shkallën e dytë”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve kudo që ndodhen që të ruajnë qetësinë dhe të mos dëmtojnë pronën publike apo private.

“Shqiptarë kudo që jemi, Kosovën ta ruajmë, se dhamë jetë për të, e s’kemi vend tjetër. E dëmtojmë Kosovën dhe i ndihmojmë armiqtë nëse dëmtojmë pronën e Kosovës, nëse e shkatërrojmë Kosovën në çfarëdo mënyre”, ka thënë ai.

Haradinaj ka përfunduar duke theksuar se përballja me vendimin duhet të vazhdojë përmes rrugëve ligjore në shkallën e dytë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika