Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të pamjeve të plota të arrestimit të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili humbi jetën më 7 korrik në Lipjan pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës.

Arrestimi i tij përfundoi tragjikisht me vdekjen në vendngjarje, ndërkohë që pesë zyrtarë policorë janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim.

“I pashë pamjet e fundit! E paskeni vrarë me gjakftohtësi djalin 27-vjeçar. S’kam koment”, ka shkruar Haradinaj.