Haradinaj pas takimit me mediat e shoqërinë civile: Kosova po kalon situatë të vështirë, s’do të heshtim

"Ishte një konkluzë se nuk duhet të heshtim para një situatë kur Kosova është e sanksionuar ne do të vazhdojmë edhe me sektorë të tjerë në mënyrë që të dalin nga kjo bllokadë që ka vendi"

Haradinaj pas takimit me mediat e shoqërinë civile: Kosova po kalon situatë të vështirë, s’do të heshtim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë ditës së enjte ka mbajtur tryezë diskutimi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave, lidhur me situatën politike në vend.

Pas këtij takimi, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka thënë se si parti e çmojnë rolin e mediave në sensibilizimin e shoqërisë.

Më tej, Haradinaj ka thënë se nuk do të heshtin para “një situatë kur Kosova është e sanksionuar”.

“Të nderuar medie me një situatë te vështirë që po e kalojmë me sanksionet e miqve tanë, aleatëve të Kosovës. Pavarësisht këtyre po e vazhdojmë dialogun e brendshëm, më parë me përfaqësues të sindikatave e sot me përfaqësues të shoqërisë civile. Të gjithë jemi të shqetësuar. Ne si Aleancë e çmojmë rolin e mediave për senziblziimin shoqëror, para një situate ku Kosova është e sanksionuar nga aleatët kryesorë të pavarësisë tonë. Ishte një konkluzë se nuk duhet të heshtim para një situatë kur Kosova është e sanksionuar ne do të vazhdojmë edhe me sektorë të tjerë në mënyrë që të dalin nga kjo bllokadë që ka vendi”, ka thënë Haradinaj.

“Shprehim mos pajtim tonë më rastin e Klanit. Ishte kërkesë që opozita të bashkëveprojë me shoqërinë cilivie, me rikthyer Kosovën në normalitet me pas normalitet edhe në rajon, eci përpara me rezultatet e dialogut”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika