Haradinaj pas takimit me Presidenten: E votojmë për kryetar Kuvendi një figurë unifikuese
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka konfirmuar se i ka paraqitur qëndrimet tashmë të njohura të subjektit që drejton, lidhur me zhbllokimin e situatës politike. “Kemi dhënë idenë tonë. Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues”, ka deklaruar shkurt Haradinaj pas takimit. AAK-ja më herët ka […]
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka konfirmuar se i ka paraqitur qëndrimet tashmë të njohura të subjektit që drejton, lidhur me zhbllokimin e situatës politike.
“Kemi dhënë idenë tonë. Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues”, ka deklaruar shkurt Haradinaj pas takimit.
AAK-ja më herët ka përmendur emrat e deputeteve Saranda Bogujevci ose Shqipe Selimi si kandidatura të mundshme “unifikuese” për ta udhëhequr Kuvendin.















