Haradinaj: PDK dhe LDK janë bashkëpjesëmarrës me Kurtin në të keqen që po i ndodhë Kosovës

"Kurti duhet me shku në shtëpi dje, e jo sot, se sot vonë jemi. Dëmet janë rritë. Për këtë jam i mërzitur nga dy partitë opozitare. Sepse para se të thonë nuk i kemi numrat, ata duhet t’i japin numrat e tyre. Duhet ta konfirmojnë gatishmërinë e tyre me e çu në shtëpi Kurtin"

Kryeministri, Albin Kurti, Memli Krasniqi (PDK), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Lumir Abdixhiku (LDK) (ilustrim)

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke komentuar situatën poltike në vend ka thënë se dy partitë opozitare, PDK dhe LDK, janë bashkëpjesëmarrëse me kryeministrin, Albin Kurti në të “keqen që po i ndodhë vendit”.

Pasi sipas Haradinajt, PDK dhe LDK nuk po e mbështesin mocionin për rrëzimin e Kurtit.

“Kurti duhet me shku në shtëpi dje, e jo sot, se sot vonë jemi. Dëmet janë rritë. Për këtë jam i mërzitur nga dy partitë opozitare. Sepse para se të thonë nuk i kemi numrat, ata duhet t’i japin numrat e tyre. Duhet ta konfirmojnë gatishmërinë e tyre me e çu në shtëpi Kurtin. Bile e kishim pshtu Kurtin, mos me hy në gabime të reja, në rreziqe të reja, pasojave më të mdhaja. PDK dhe LDK janë bashkëpjesëmarrës në atë që po i ndodh Kosovës. Përderisa vazhdon përkeqësimi i gjendjes, përderisa vonojnë, janë bashkëpjesëmarrës. I bëj thirrje PDK-së dhe LDK-së, hajde ta kryejmë detyrën tonë opozitare, ju lutem. Së paku ta dëshmojmë se ne vet, me këto që kemi 40 e sa, jemi për me rrezu. Unë nuk e kuptoj hezitimin e tyre. Nuk duhet të rrimë komod, kur rreziqet janë të mëdha. E sot me nejtë komod kur aleatët na sanksionojnë, përjashtojnë. Këtë nuk e kuptoj”, ka thënë Haradinaj, në një intervistë për “KosovaLive“.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika