Haradinaj për ambasadorin Dugolli: E kemi një Oso Kukë edhe në Uashington

"Ashtu siç është mbyllur kryetari i Lesposaviqit Lulzim Hetemi në objektin komunal, që Edi Rama e ka quajtur Oso Kuka, unë mendoj se ne e kemi një Oso Kukë në Uashington dhe ai është Ilir Dugolli, ambasadori i Kosovës. Ai është i mbyllur në ambasadën e vet, ai nuk guxon me livritë prej Albin Kurtit"

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar dhe zukuzar Qevriën Kurti për dëmtim të raporteve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, askush nuk do të mund ta besonte që Kosova do të ishte kaq larg partnerit të saj, ShBA-së.

“Nuk besoj kurrë se ka besuar dikush që Kosova ka me qenë kaq larg Uashingtonit dhe Serbia kaq afër. Mendoj se të gjithë njerëzit e vetëdijshëm të këtij vendi e dinë çka do të thotë kjo, kaq pak prani e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Kryetarin e ngujuar të Leposaviqit, Lulzim Hetetmin, kryeministri Edi Rama, e pati quajtur Oso Kuka, ndërkaq, për Haradinaj është edhe një Oso Kukë në Uashington dhe ai është ambasadori i Kosovës, Ilir Dugolli.

“Ashtu siç është mbyllur kryetari i Lesposaviqit Lulzim Hetemi në objektin komunal, që Edi Rama e ka quajtur Oso Kuka, unë mendoj se ne e kemi një Oso Kukë në Uashington dhe ai është Ilir Dugolli, ambasadori i Kosovës. Ai është i mbyllur në ambasadën e vet, ai nuk guxon me livritë prej Albin Kurtit edhe prej qeverisë edhe prej tjerëve nga frika se çka i thonë këta, ai është Oso Kukë njëjtë, ndërsa e ke Serbinë që deri sot i ka paguar katër kompani lobuese, ne një mezi në fund tani dhe ka mobilizuar potencial të jashtëzakonshëm të përafrimit me Amerikën. Kurti duke e parë angazhimin e Serbisë për t’u afruar me Amerikën, çka po bën Kurti? Po bën garë si me u prishë me Amerikën”, ka thënë Haradinaj në “Rubikon” të “Klan Kosovës”.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika