Haradinaj për Limajn: E shkuar e harruar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar shkurtimisht ndaj deklaratave të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, i cili ka thënë se ai dhe partia e tij e kanë përkrahur Haradinajn vazhdimisht, veçanërisht në vitin 2017, kur ai u bë kryeministër.

Limaj kishte thënë se Nsima kishte dhënë gjithë potencialin elektoral që kishte në atë kohë për të mbështetur Haradinajn, duke shtuar se nuk i kanë borxh njëri-tjetrit.

“Me idhnim t’shpisë, mos ju gjuj kojshisë”, kishte thënë Limaj ndër të tjera, i cili pas zgjedhjeve u nda nga koalicioni parazgjedhor që kishte me AAK-në dhe u vetë-ofrua për bashkëpunim me Vetëvendosjen.

Megjithatë, për Haradinajn kjo temë është e mbyllur.

“Për mua është e kaluar. Nuk merrem me këtë pjesë më… Bashkëpunimet, zhvillimet, ato që janë thënë e bë janë e kaluar. Nuk i kam më në agjendë të ditës sime… E shkuar e kaluar, kaq”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika