Haradinaj për masakrat në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan: Drejtësia për këto krime duhet të vendoset sa më parë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrave në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan. Haradinaj ka thënë se martirët janë dhimbje e krenari dhe se kujtimi e nderimi për ta forcon themelet e shtetit tonë. “Masakrat ndaj civilëve të pafajshëm në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan janë tregues i çmimit të lartë për […]
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrave në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan.
Haradinaj ka thënë se martirët janë dhimbje e krenari dhe se kujtimi e nderimi për ta forcon themelet e shtetit tonë.
“Masakrat ndaj civilëve të pafajshëm në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan janë tregues i çmimit të lartë për lirinë dhe shtetin që e gëzojmë sot”, ka shkruar kreu i AAK-së.
Ai është shprehur se drejtësia për këto krime duhet të vendoset sa më parë, duke shtuar se nderimi për të rënët mbetet obligim i yni “e vepra e tyre, udhërrëfyes në punën tonë të përditshme”.















