Haradinaj u drejtohet mërgimtarëve: Kosovës i duhet ndryshimi në qeverisje – Ju meritoni më mirë

Kreu I AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve, por që për ta ka një porosi duke iu thënë se "ju meritoni më mirë" dhe se "mos iu besoni fjalëve boshe". Haradinaj ka shtuar se edhe këtë vit, mërgimtarët do të ballafaqohen me kolona dhe pluhur në rrugët e pakryera në vendlindjen e tyre

Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj, u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve, por që sipas tij Kosova “ende është larg pritshmërisë të tyre”.

Haradinaj u është drejtuar atyre duke thënë “mos u besoni fjalëve të mira, por boshe”.

Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se edhe këtë vit, mërgimtarët do të ballafaqohen me kolona dhe pluhur në rrugët e pakryera në vendlindjen e tyre, qoftë në Gjilan, Pejë e kudo në Kosovë.

“Ju jeni gjysma jonë dhe asnjëherë nuk do të jeni musafirë dhe sukseset e dështimet i kemi përbashkëta. Ju presim me bukë e krypë e zemër e ju urojmë pushime të mira në vendlindje. Të tjerat mos ja u falni e mos u besoni fjalëve të mira por boshe edhe një herë. Kosova dhe ju meritoni më mirë”, u deklarua Haradinaj.

“Kosovës i duhet ndryshimi në qeverisje!”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika