Haradinaj për (mos)votimin e serbëve të Kosovës: Marrëveshja gjithpërfshirëse me Serbinë – zgjidhja e vetme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa është deklaruar lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, ka thënë se arritja e marrëveshjes me Serbinë është mundësia e vetme pët t’iu shmangur trajtimit të çështjeve veç e veç.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se, sa më shumë që zgjatet arritja e kësaj ujdie, aq më shumë përkeqësohet angazhimi për paqe në Ballkan.

“Çështja e të drejtës së votës për komunitetin serb të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë është shumë e rëndësishme, por, ne duhet të shmangim trajtimin e çështjeve një nga një”, ka shkruar Haradinaj.

“Zgjidhja është marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohje reciproke që do t’i rregullojë këto çështje njëherë e përgjithmonë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën e 22 marsit ka thënë se për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje në mes të dyja palëve.

Kjo deklaratë e tij vjen gjatë takimit virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore të Kosovës.

Kështu, ka njoftuar zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media, në të cilën theksohet se, Kurti teksa iu është drejtuar ambasadorëve dhe përfaqësuesve diplomatikë, ka thënë se, “nuk dëshirojmë që t’ua pamundësojmë të drejtën e votës qytetarëve që kanë dyshtetësi”.

Ai po ashtu, ka thënë se në të njëjtën kohë nuk mund të veprojë në kundërshtim me ligjshmërinë dhe kushtetushmërinë e vendit.

Sa i përket qëndrimit të pozitës ndaj zgjedhjeve në Serbi, edhe Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, gjatë një konference për media, të hënën e 21 marsit ka deklaruar se, qeveria nuk ka ndryshuar vendim.

“Kemi deklaruar disa herë me radhë që zgjedhjet mund të organizohen në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës vetëm në bazë të një kërkese nga shteti serb për shtetin e Kosovës, kërkesë kjo që nuk ka ardhur. Derisa ende nuk ka ndonjë kërkesë për mbajtje të zgjedhjeve dhe vendimi mbetet i njejtë”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale të Serbisë do të zhvillohen më tre prill të këtij viti.

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika