Haradinaj për Osmanin: Vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin, por hesht për refuzimin e gazit amerikan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reagur lidhur me deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për marrëveshjen e Serbisë dhe Rusisë për furnizim me gazin rus, duke thënë se ndonëse Osmani ka reaguar për këtë ujdi të re, ajo po hesht për refuzimin e gazjellësit armerikan në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reagur lidhur me deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për marrëveshjen e Serbisë dhe Rusisë për furnizim me gazin rus.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se ndonëse Osmani ka reaguar për këtë ujdi të re, ajo po hesht për refuzimin e gazjellësit armerikan në Kosovë.

“Presidentja e vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin për gazin rus e hesht JO-në e Kosovës (e thënë nga KM Kurti) për gazin amerikan?! Ec e bjeri në fije”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas një bisede telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ka thënë se Serbia do të ketë një çmim të favorshëm për gazin rus.

Ai, po ashtu, ka njoftuar për një marrëveshje që do të nënshkruhet, e cila do të jetë trevjeçare, lidhur me furnizimin e kësaj lënde.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Lidhur me këtë, të hënën e 30 majit ka reagur presidentja Osmani, e cila ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke blerë gazin rus po e financon luftën e presidentit rus, Vladimir Putin.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Osmani ka theksuar se vendimi i qëllimshëm i Vuçiqit për të marrë anën e Rusisë, është një goditje për perspektivat e Serbisë për të ecur në rrugën e Bashkimit Evropian.

“Ai ka zgjedhur të bashkohet me një kriminel lufte dhe të financojë luftën e Putin-it, mbi një Evropë të bashkuar, paqësore dhe të begatë. BE nuk mund të injorojë më rrugën shkatërruese që ka marrë”, ka shkruar Osmani.

Pos presidentes, për këtë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Ata as nuk duhet të takohen më, marrëveshjet mes Putinit dhe Vuçiqit tani arrihen përmes bisedave telefonike”, ka shkruar Kurti në TWitter, duke shtuar deklaratën e Vuçiqit në lidhje me Kosovën pas takimit të tij të 19-të me Putinin në Soçi, më 25 nëntor 2021.

Ndërkaq, çmimi i gazit që Serbia do ta blejë, aktualisht, është tri herë më i ulët sesa çmimi me të cilin e blejnë këtë lëndë shtetet e tjera evropiane.

Ndërkaq, në dimër ky çmim do të jetë dhjetë deri në 12 herë më i ulët.

Vuçiq ka theksuar se bashkë me Putinin janë pajtuar për çmimin për furnizimin e 2.2 miliardë metër kubikë gaz në vit dhe ka shtuar se Serbisë i duhen edhe 800 milionë metër kubikë për shkak të zhvillimit të industrisë.

Marrëveshja aktuale për furnizimin me gazin rus skadon më 31 maj.

Ndërkaq, ndonëse vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë, Serbia është i vetmi shtet në rajon që nuk u është bashkëngjitur të njëjtave vendime.

Shija e redaktorit

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Të fundit nga rubrika