Haradinaj për planin evropian: Është marrëveshje me interes nacional

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka ripërsëritur qëndrimin e AAK-së pro marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian.

Pas takimin me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, Haradinaj tha se u informua në detaje për përfundimin e marrëveshjes.

“I kënaqur që sot në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, bashkë me kolegë, pritëm në takim përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun z. Miroslav Lajčak dhe ekipin e tij, të cilët na informuan në hollësi për progresin e arritur deri më tash në përfundimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Haradinaj.

Plani evropian, sipas Haradinajt, ka interesa nacional, i cili siguron rrugëtimin drejt BE-së.

“Shpreha vlerësimin tim për unitetin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në mbështetje të kësaj marrëveshjeje. E vlerësova lart angazhimin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në funksion të arritjes së marrëveshjes, rol i cili është jetik në zbatimin e saj”, ka thënë ai.

Marrëveshja, sipas AAK-së, duhet të nënshkruhet më 18 mars në Ohër.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika