Haradinaj për qeverinë Kurti: I zhgënjyer deri në palcë me qeverisjen e tyre

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur pakënaqësitë e tij për qeverisjen Kurti II, duke thënë se kjo Qeveri është shndërruar në qeverinë më antipopullore që ka pasur Kosova ndonjëherë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur pakënaqësitë për qeverisjen aktuale, duke thënë se ka qenë ndër të vetmit që ka folur hapur për rotacion të pushtetit, dhe se Albin Kurti dhe Vetëvendosje do të ishin zgjidhje e duhur për këtë vend.

“Kam qenë ndër të rrallët në mos i vetmi që kam folur hapur se Kosova kishte nevojë për rotacion të pushtetit. Kam besuar se Albin Kurti dhe Vetëvendosje do të ishin zgjidhje e duhur, por sot jam i zhgënjyer deri në palcë me qeverisjen e tyre”.

“Po si nuk e kryen një punë të hajrit për një vit e sa që janë në qeveri”, ka shkruar Haradinaj.

Më tej, i pari i AAK-së, ka potencuar se “bllokimi i ligjit të pagave që nuk është tjetër pos hajni ordinere ndaj mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarëve, punëtorëve”.

Po ashtu, ai ka thënë se ligji i miratuar nga qeveria e tij po të mos ishte bllokuar, tani mjekët do të kishin fitimet mujore 1200 euro dhe jo pagën aktuale që ata kanë.

“Me ligjin e ri të pagave të miratuar nga qeveria ime, të cilin e ka bllokuar Albin Kurti, një mjek specialist do ta kishte pagën bazë 1200 euro. Sot e ka 703 euro. Kjo i bjen që Qeveria Kurti, e ka dëmtuar secilin prej tyre nga 6045 euro për vit. Natyrisht pa e kalkuluar inflacionin vjetor prej 14.1 %, i cili do të duhej të ishte harmonizuar me rritjen vjetore të pagave. Ngjashëm është edhe më të gjitha kategoritë tjera të të punësuarve, një numër jo i vogël i të cilëve tashmë e kanë marrë rrugën e mërgimit”, ka shtuar Haradinaj.

Ndërkaq, ai ka theksuar se më shumë janë rritur çmimet se pagat në Kosovë. Sipas tij, qeveria e tanishme është shndërruar në qeverinë më antipopullore që ka pasur Kosova ndonjëherë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika