Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka komentuar iniciativën për krijimin e një qeverie opozitare në përpjekje për të zhbllokuar ngërçin institucional që po e mban Kosovën pa Kuvend funksional dhe pa Qeveri.

Haradinaj theksoi se çdo nismë që synon të dalë nga situata aktuale duhet të vlerësohet me seriozitet, por sipas tij, mungesa e numrave e bën këtë ide të paqëndrueshme.

“Çdo iniciativë për zhbllokimin e situatës duhet me u vlerësu. Por e thanë edhe liderët e dy partive më të mëdha opozitare – nuk i kemi numrat. Atëherë, nëse nuk i kanë numrat, unë nuk e di se cila do të jetë ajo zgjidhje,” ka deklaruar Haradinaj për mediat.

Megjithatë, ai shtoi se është e rëndësishme të vlerësohen të gjitha përpjekjet që kanë për qëllim tejkalimin e krizës aktuale. “Gjithmonë duhet me vlerësu tendencën për me zhblloku situatën çfarë e kemi,” u shpreh ai.