Haradinaj për Rugovën: Ishte nder të bashkëpunoj me të në ditët e para të lirisë e në një periudhë kritike të shtetndërtimit

Këtë të shtunë të 21 janarit shënohet 17-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Haradinaj ka kujtuar Rugovën duke thënë se figura e tij do të mbetet e përjetshme dhe se ishte nder të bashkëpunonte me të

(Majtas) Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova (djathtas)
(Majtas) Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova (djathtas)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se ishte nder të bashkëpunonte me ish-presidentin e Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova në shtetndërtimin e vendit.

Këtë të shtunë të 21 janarit shënohet 17-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Haradinaj ka kujtuar Rugovën duke thënë se figura e tij do të mbetet e përjetshme.

“Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur. E kisha për nder që të bashkëpunoj me të në ditët e para të lirisë e në një periudhë kritike të shtetndërtimit. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt shembullin dhe vizionin e tij’, ka deklaruar ai.


Gjatë ditës së shtunë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe partiakët e tjerë, do të bëjnë homazhe te varri i presidentit historik në Velani, me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së tij. Nga LDK-ja homazhet do të bëhen në orën 9:30.

Ndërsa, nga ora 10:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë gjithashtu te varri i ish-presidentit Rugova, për të bërë homazhe.

Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore e ushtarake.

Nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.

LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës.

Ai u rizgjodh kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.

Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika