Haradinaj për takimin me Grenellin: Kosova nuk është në linjë me SHBA-të

Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, Ramush Haradinaj në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur lidhur me vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i cili ishte i ftuar në inaugurimin e presidentit Donald Trump.

Haradinaj gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka takuar shumë personalitete të shquara të Amerikës përfshi edhe ish të dërguarin për Ballkanin Richard Grenell tani si i ngarkuar për misione të veçanta nga Trump përfshi edhe Ballkanin.

’’Ai e ka edhe portofolio Ballkanin. Takimi me ambasadorin Grenell ishte së pari i nevojshëm sepse kanë kaluar vite dhe procese, por ishte edhe jo aq i lehtë për shkak se ai kishte vlerësim jo të mirë për qëndrimet e Kosovës, se ata nuk thonë vetëm të qeverisë e të Kurtit por të Kosovës që nuk jeni në linjë me SHBA-në dhe që një qasje e këtillë gjithsesi se nuk pranohet nga Administrata e re, nga Administrata e presidentit Trump’’, ka thënë Haradinaj.

Lideri i AAK-së tutje ka thënë se ai i ka sqaruar angazhimin e Kosovës dhe qëllimin por se ka shtuar se ‘’do të kemi punë me zotëri Grenell edhe pas zgjedhjeve edhe pas formimit të qeverisë nga opozita’’.

‘’Nuk do të jetë një proces i lehtë sepse kanë kaluar shumë vite e me përvoja të këqija me Kosovën’’, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se Grenell i ka thënë se nuk mund të arrini asgjë, përfshi edhe qëllimin dhe angazhimin për të futur Kosovën në NATO pa i akorduar veprimet me SHBA-të.

’’Asgjë s’mund të arrini duke mos qenë në linjë me SHBA dhe me mënyrën se si punon qeveria juaj, e cila bënë veprime të pa-dakordume me ne…’’, ka thënë Haradianj.

Gjithashtu Haradinaj tha se i ka treguar Grenellit se qëllimi i takimit ishte jo mbrojtja e veprimeve të kryeministrit Kurti por se synimi i partvie opozitare të Kosovës është formimi i qeverisë së re e cila ka për synim ndryshimin e rrjedhës së veprimeve, pra të akordimit me SHBA-të si për ahapt drejt integrimit në BE dhe NATO.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika