Haradinaj për vdekjen e avokatit Strong: Një luftëtar i jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut

Sot, të hënën e 11 dhjetorit, rreth orës 19:00 ka ndërruar jetë Andrew Strong, avokati mbrojtës i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, si dhe vite më parë edhe i Ramush Haradinajt

Pasditen e kësaj të hëne, është ndarë nga jeta avokati amerikan, Andrew Strong.

Andrew Strong ishte pjesëtar i ekipit të mbrojtjes në rastin e Ramush Haradinajt në Hagë, njëherit dhe avokat i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, i cili gjendet në paraburgim nga Gjykata Speciale.

Për humbjen e avokatit Strong, ka shkruar vetë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa është shprehur i pikëlluar.

”I pikëlluar nga vdekja e parakohshme e avokatit Andrew Strong, një luftëtar i jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut dhe një mik i çmuar i imi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

”Ai i’u bashkangjit ekipit tim mbrojtës si student nga Chicago, për t’u bërë më vonë një ndër avokatët më të respektuar për pasionin e tij në mbrojtje të drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj.

Lexo edhe këtë : Vdes Andrew Strong, avokati i Kadri Veselit

Sot, të hënën e 11 dhjetorit, rreth orës 19:00 ka ndërruar jetë Andrew Strong, avokati mbrojtës i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Lajmi u bë i ditur nga ish-këshilltari i Veselit, Avni Bytyçi, i cili tha se Strong gjithashtu kishte mbrojtur në Hagë edhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn.

“Para pak çastesh ka vdekur Andrew Strong, avokat i z. Kadri Veseli. Andrew për të gjithë ne ka përfaqësuar idealen, besnikërinë dhe njëriun e palodhshëm që lufton për të vërtetën”, ka shkruar zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika