Haradinaj përkrah “Marshin për Liri”: Më 12 shtator, të gjithë bashkë në shesh

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është bashkuar përkrahjes për “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Haradinaj ka bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen marshit, i cili organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Më 12 shtator, të gjithë bashkë në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë! Në përkrahje të çlirimtarëve. Në përkrahje të drejtësisë. I presim në Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj.

“Marshi për Liri”, i organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, mbahet nën moton “Kosova po pret”, katër ditë para seancës së fundit të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika