Haradinaj përkujton dëshmorët e Betejës së Morinës

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Betejën e Morinës, ku ranë nëntë ushtarë të UÇK-së, që po luftonin kundër forcave serbe. Ai ka thënë se këta ushtarë që ranë në altarin e lirisë u bënë frymëzim për mijëra ushtarë të tjerë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Morinës në 25-vjetorin e saj.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Beteja e Morinës shënoi një kapitull të ri për luftën çlirimtare në Zonën Operative të Dukagjinit, duke theksuar se djemtë që ranë në altarin e lirisë u bënë frymëzim për mijëra ushtarë të tjerë.

“Atë ditë ranë në altarin e lirisë djemtë më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rënia e tyre ishte goditje e madhe për rrjedhën e luftës, por ata u bënë frymëzim për mijëra ushtarë të tjerë për t’ju bashkuar radhëve të UÇK-së. Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës! Respekti dhe mirënjohja për sakrificën e tyre sublime do të jetë i përhershëm”, ka shkruar Haradinaj.

Dëshmorët e rënë në Betejën e Morinës janë, Muhamet Ukshini, Arben Ukshini, Blerim Ukshini, Shkelzen Syla, Sylejmon Abdyli, Fisnik Salihu, Ymer Bytyqi, Nezir Elezaj dhe Ahmet Pulatani.

Po ashtu, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar Betejën e Morinës, ku ranë nëntë ushtarë të UÇK-së, që po luftonin kundër forcave serbe.

Ai theksoi rëndësinë e krijimit të një korridori për furnizim me armë nga Shqipëria në Kosovë nëpërmjet fshatit Morinë të Gjakovës.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika