Haradinaj përkujton vëllezërit Bytyqi: Serbia vazhdon të injorojë krimet e të dekorojë kriminelët e luftës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot përvjetorin e vrasjes së tre shtetasve amerikanë me prejardhje shqiptare – Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi – që kishin luftuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka dënuar ashpër faktin që autorët e krimit ende nuk janë ndëshkuar dhe që Serbia […]
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot përvjetorin e vrasjes së tre shtetasve amerikanë me prejardhje shqiptare – Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi – që kishin luftuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka dënuar ashpër faktin që autorët e krimit ende nuk janë ndëshkuar dhe që Serbia vazhdon t’i glorifikojë kriminelët e luftës.
“Luftuan me nder për lirinë e Kosovës, duke dëshmuar trimëri të pashoq, por përfunduan të vrarë mizorisht nga dora kriminale e shtetit serb”, ka shkruar Haradinaj në rrjetet sociale.
Ai thekson se shteti serb jo vetëm që i ekzekutoi tre vëllezërit, por edhe sot injoron krimet, duke nderuar publikisht individë që dyshohen për përfshirje në këtë masakër.
“Shteti serb përpos që i ekzekutoi, vazhdon me injorimin e krimeve dhe me dekorimin e kriminelëve të luftës, mes tyre edhe ata që dyshohen se vranë Vëllezërit Bytyqi”, shtoi ai.
Haradinaj u shpreh se populli i Kosovës ndan dhimbjen dhe krenarinë me familjen Bytyqi dhe bashkëluftëtarët e tyre.















