Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për Ditën Ndërkombëtare të Autizimit ka bërë thirrje që të reflektohet në përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm.

Sipas Haradianajt, është e nevojshme që të jemi të vetëdijshme për sfidat, me të cilat, përballen ata dhe familjet e tyre.

Le të na shërbejë kjo ditë për t’i njohur e nderuar talentet dhe aftësitë unike të personave me autizëm, si anëtarë të çmuar të shoqërisë.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sot, në shënimin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, të reflektojmë si shoqëri për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm dhe për rritjen e vetëdijes për sfidat, me të cilat, përballen ata dhe familjet e tyre.

Le të na shërbejë kjo ditë për t’i njohur e nderuar talentet dhe aftësitë unike të personave me autizëm, si anëtarë të çmuar të shoqërisë.

Duke shfaqur më shumë mirësi dhe solidaritet për njëri-tjetrin, shoqëria jonë zhvillohet dhe forcohet edhe më shumë.