Haradinaj: Presidentja nuk mund t’i dekretojë ambasadorët pa u verifikuar nga AKI

Ish-Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, e ka komentuar situatën e krijuar pas akuzave për skandal financiar ndaj Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Ajo ka thënë se Presidentja Osmani nuk ka mundur ta dekretojë ambasadorin pa një verifikim paraprak të sigurisë nga AKI-ja

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka folur për Rtv Dukagjinin, në lidhje me dyshimet për skandalin financiar të Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Haradinaj u shpreh se nuk dëshiron të paragjykojë për fajësinë apo jo të ambasadorit Berishaj, por që, sipas saj, situata duhet të sqarohet.

Ajo ka thënë se dekretimi i ambasadorëve nuk mund të bëhet pa një verifikim të sigurisë, e të cilin, sipas saj, e bën Agjencia e Kosovës për Intelegjencë (AKI).

Haradinaj ka theksuar se, nëse vërtetohen akuzat e bëra ndaj ambasadorit Berishaj, atëherë “kjo vë në pikëpyetje integritetin dhe profesionalizmin e AKI-së e cila gjatë verifikimit paraprak të sigurisë ka dështuar të zbulojë një involvim kaq skandaloz të personalitetit në fjalë”.

“Duke u nisur nga fakti se Ambasadori në fjalë është i emëruar me çelës politik, kjo do të rëndojë edhe më keq në pavarësinë e institucioneve tona të sigurisë, duke na lënë të dyshojmë se emërimet politike në Kosovë kalojnë vetëm në një screening sipërfaqësor të sigurisë, pa iu nënshtruar fare kritereve profesionale dhe morale”, ka deklaruar Haradinaj.

Ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj

Tutje, ajo ka thënë se Kosovës i nevojitet një “Vetting diplomatik”, që, sipas saj, e kishte nisur sa ishte ministre e punëve të jashtme.

“Projekti i Vettingut Diplomatik (rivlerësimit të diplomatëve në aspektin profesional dhe etik), të cilin e kam nisur në konsultim të ngushtë me AKI dhe partnerët ndërkombëtarë sa kam qenë Ministre në MPJD, është më se i domosdoshëm tani kur po vihet në pikëpyetje integriteti i tërësisë morale të gjithë Shërbimit të Jashtëm të Kosovës”, ka thënë ajo.

Meliza Haradinaj-Stublla, ish ministre e punëve të jashtme

Ish-ministrja e punëve të jashtme, ka thënë se ambasadori Martin Berishaj ka qenë anëtar i komisionit shtetëror për demarkacionin me Malin e Zi, që ishte nën kryesimin e Shpejtim Bulliqit.

Kjo, sipas saj, do ta keqësojë edhe më shumë situatën e krijuar.

Ajo ka shprehur shqetësimet e saj, duke thënë se me lehtësi po u mundësohet figurave kontraverse të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika