Haradinaj pret në takim ambasadoren e Izraelit, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në takim me ambasadoren e Izraelit, Tamar Ziv, ka diskutuar për intensifikimin e mëtejmë të raporteve bilaterale mes dy vendeve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në takim me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv

Të martën e nëntë gushtit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Ai ka thënë se njohja e Kosovës nga Izraeli ka hapur dyert për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve e popujve dhe ka forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të vendit tonë.

“Bashkëbiseduam për intensifikimin e mëtejmë të raporteve bilaterale mes dy vendeve dhe popujve, që i bashkoi historia e sakrificës dhe përpjekjeve për liri”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në takim me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv

Po ashtu, edhe gjatë ditës së djeshme, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka pritur në takim ambasadoren Ziv.

Në këtë takim, nënkryetarët e kësaj partie kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit pas forcimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet tyre.

Po ashtu edhe Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, është takuar me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, me të cilën ka diskutuar për krizën në Veri dhe çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në një komunikatë për media nga zyra e Kryeministrisë, thuhet se në këtë takim është diskutuar edhe për avancimin e partneritetit dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Izraelit.

“U diskutua mbi mundësi të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, nga shëndetësia deri te investimet për ujësjellësit dhe furnizimin me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Pos kësaj, një nga temat e përmendura gjatë takimit është edhe mungesa e liberalizimit të vizave për qytetarët dhe izolimi i Kosovës.

Po ashtu, sipas njoftimit Bislimi, ka folur edhe mbi situatën në veri dhe dy vendimet e Qeverisë mbi targat dhe dokumentet për hyrje-dalje, të cilat do të nisin implementimin dhe zbatimin e tyre nga një shtatori.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika