Haradinaj pret në takim Begajn: Gëzuar Dita e Çlirimit shqiptarë kudo që jeni
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar edhe Grupin Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. “Sot, në Ditën e Çlirimit të Kosovës, na nderoi me vizitë presidenti i Shqipërisë, Bajram […]
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar edhe Grupin Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Sot, në Ditën e Çlirimit të Kosovës, na nderoi me vizitë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Gëzuar Dita e Çlirimit shqiptarë kudo që jeni! Faleminderit president Begaj. Faleminderit Shqipëri”, ka shkruar Haradinaj.















