Haradinaj pret në takim guvernatoren e Iowa-s, e falënderon për ndihmën në forcimin e ushtrisë

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim guvernatoren e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds, të cilën e ka falënderuar për ndihmën e Gardës së Iowa-s në forcimin e Ushtrisë së Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur në takim guvernatoren e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds, të cilën e ka falënderuar për kontributin në avancimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, veçmas për ndihmën e Gardës së Iowa-s në forcimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Kisha nderin që në vizitën e saj të parë në Kosovë, të zhvilloj një bashkëbisedim të ngrohtë me Guvernatoren e shtetit të Iowa-s, znj. Kim Reynolds. Me këtë rast, shpreha falënderimin për kontributin e jashtëzakonshëm të saj në avancimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes vendeve tona, e veçmas për ndihmën e Gardës së Iowa-s në forcimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, Haradinaj i ka shprehur falënderim shqiptaro-amerikanit shembull, Rrustem Gecaj dhe djalit të tij Avdiut, të cilët siç thotë ai, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për Kosovën që nuk e ndalën asnjëherë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika