Haradinaj: Qasja e Kurtit është humbëse

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Haradinaj ka folur për kërkesat e Listës Serbe. Ai ka treguar se sa mund të dëmtohet Kosova nga tërheqja e policisë nga veriu, nga shpallja e zgjedhjeve të reja dhe themelimi i Asociacionit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vlerëson se çdo veprim që po ndodhë në veri të vendit po ka konotacion të sigurisë.

Sipas tij, “qasja e Kurtit është humbëse”.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Haradinaj ka folur për kërkesat e Listës Serbe. Ai ka treguar se sa mund të dëmtohet Kosova nga tërheqja e policisë nga veriu, nga shpallja e zgjedhjeve të reja dhe themelimi i Asociacionit.

“Këtu kemi ardhur prej një kryeministri nuk është në rregull, ne nuk kemi kryeministër. Pse erdhi situata kështu, për shkak se kemi një kryeministër amator ose që i shërben agjendave të tjetër kujt jo të vendit të vet. Defender 2023 nuk ka qenë sanksion për Kurtin, por ndaj vendit tënd, ushtrisë tënde, këto i ke dhuratë nga Kurti”.

Ai është shprehur pro zgjedhjeve të reja në veri të vendit.

“Sa i përket kërkesës për largim të policisë nga veriu, mendoj që në objekte komunale mundet të ruajë ndonjë polic i zakonshëm. Kërkesa e Listës serbe është që të tërhiqet krejt policia, unë do ta shqyrtojë këtë kërkesë në dy pjesë, sa i përket komunës ka logjikë, por nuk besoj që kjo kërkesë është në tërësi të largohet nga veriu sepse nuk duhet të ndodhë ashtu, nuk bën të ndodhë. Sa i përket zgjedhjeve, unë jam pro zgjedhjeve, me pjesëmarrje por duhet me ua dorëzu me pas dakordimin e amerikanëve, por jo të shkojnë në kryenëveti, nuk funksionon ashtu. Sa i përket asociacionit, nuk është fajtor Kurti për Asociacionin, është trashëgimi prej qeverive të mëparshme, duhet t’i gjendet një zgjidhje Asociacionit por kushtetuese”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika