Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të tragjedisë së rëndë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku humbën jetën të paktën 59 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.

Ai shprehu solidaritet me familjet e prekura dhe popullin e Maqedonisë së Veriut në këtë moment të vështirë.

“Tronditës lajmi për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut! Ngushëllime të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Të lënduarve shërim të shpejtë.

Qëndrojmë pranë popullit të Maqedonisë së Veriut në këtë ditë të rëndë për ta”, ka shkruar Haradinaj.